LAJMI I FUNDIT:

Shabani: Nuk dorëzohemi për titull, i lumtur me tre golat ndaj Hajvalisë

Shabani: Nuk dorëzohemi për titull, i lumtur me tre golat ndaj Hajvalisë

Në Kosovë nuk ndodh shpesh që një futbollist të shënoi tre gola në një ndeshje.

Mirëpo një gjë të tillë e bëri mesfushori defensivë i kampionit në fuqi, Bujar Shabani.

Në një prononcim për Telegrafin, Shabani flet për golat e shënuar ndaj Hajvalisë, gjasat e Feronikelit për titull si dhe daljen në arenën ndërkombëtare.

“Ashtu si në çdo lojë, edhe ndaj Hajvalisë jemi futur për fitore dhe kemi arritur të marrim me lehtësi tri pikë të reja”.

Shabani ka folur edhe për het-trikun e realizuar në këtë takim dhe për të ishte i pari në karrierë.

“Ka qenë hera e parë që në një ndeshje zyrtare shënoi tre gola dhe ishte një ndjenjë shumë e mirë. Shpresoj që ta përsëri edhe ndonjëherë tjetër këtë sukses”.

“E vërtetë që Trepça ’89 po arrin t’i fitojë takimet në seri, mirëpo takimet e vërteta do të fillojë prej kësaj xhiro kur ekipet e pjesës së epërme takohen mes vete”.

“Derisa matematika të na lejojë, ne nuk do të ndalemi duke luftuar për titull pasi jemi skuadra më e mirë në kampionat”, deklaroi Shabani për Telegrafin.

Tutje Shabani ka folur edhe për garën evropiane, dhe thotë se Feronikeli është gati për një gjë të tillë.

“Realisht nuk di se çfarë të them për kriteret që duhet të përmbushen, por vetëm mund të them se jam i bindur që vetëm Feronikeli i plotëson kriteret. Gjithsesi lus zotin që ekipet kosovare të dalin në Evropë dhe ta thyejnë akullin e izolimit që të jemi pjesë e garave evropiane”, përfundoi Shabani.

Feronikeli aktualisht zë pozitën e dytë në tabelë dhe ka shtatë pikë më pak se lideri Trepça ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori