LAJMI I FUNDIT:

Sfida Real-United, vendoset nga CR7 ose RVP

Sfida Real-United, vendoset nga CR7 ose RVP

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mendon se takimi i të mërkurës mes Real Madridit dhe Djajve të Kuq, do të vendoset ose nga Robin van Persie ose nga Cristiano Ronaldo.

“Të dy trajnerët e njohin mirë njëri-tjetrin dhe skuadrat janë në një nivel thuajse të njëjtë. Mendoj se sfida do të vendoset nga një moment gjenialiteti nga Van Persie ose Ronaldo”.

“Dua që Manchester Unitedi të fitojë, mirëpo është hera e parë që nuk e di se çfarë do të ndodhë në të vërtetë”.


“Do të më pëlqente rezultati 4-3 (për Unitedin), me kusht që Cristiano të shënonte tre gola”, ka deklaruar norvegjezi për Marca. /Telegrafi/