LAJMI I FUNDIT:

Seven Saraqi po vjen me “Molotov”, një zjarr i vërtetë në projektin e ri (Foto/Video)

Seven Saraqi po vjen me “Molotov”, një zjarr i vërtetë në projektin e ri (Foto/Video)

Këngëtari i njohur Seven Saraqi ka përfunduar punën për projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Molotov”, data e publikimit e të cilit është 26 gusht 2017.

Do të jetë një këngë interesante me një klip të veçantë, ndërsa në një prononcim për Telegrafin, Saraqi ka shpalosur disa detaje rreth këtij projekti.


“Jam në përfundim të projektit tim më të ri të titulluar “Molotov”, përmes rrjetit social Instagram i kam prezantuar fansat edhe me trailerin e klipit, i cili jepet premierë nesër në YouTube dhe të gjitha mediat. Në këtë projekt kam punuar thuajse dy muaj. Së pari pjesën e audios e kam punuar në Zvicër në bashkëpunim me Dj Boom Beat (pra beat-in, melodinë dhe tekstin), pjesa e masteringut është punuar në mënyrë shumë precize, ashtu që të jetë kualiteti në nivel të lartë. Tekstin e kem punuar më shumë në stilin e HipHop-Dancehall, dua të them më shumë për adhuruesit e hip hop-it”, tha Seven Saraqi për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në vazhdimin e bisedës, Saraqi tregoi që ky projekt rikthen pak stilin e një prej këngëve të preferuara të tij, ndërsa xhirimet i ka kryer në vendlindje.

“Në këtë projekt kam deshtë prapë ta rikthej frymën e një kënge që ka pas shumë sukses, është kenga ime “Si me kon Zezake” dhe jam munduar që t’i përshtatem edhe kohës së sezonit veror. Xhirimet e klipit janë kryer në qytetin dhe vendlindjen time, në Mitrovicë, me një ekip të madh, dhe besoj do të jetë shumë i veçantë”, shtoi më tej këngëtari.

Ndërkohë, “Molotov” duket të jetë vetëm fillimi i sezoni për Sevenin, pasi këngëtari për Telegrafin zbulon se këtë verë ka në plan të sjellë edhe disa projekte, si dhe do të jetë mjaft i angazhuar me koncerte.

“Kam pas shumë thirrje për mbrëmje argëtuese, koncerte pra të sezonit veror, por plani im ka qenë që unë ta realizoj videoklipin tim të ri dhe të filloj më pas mbrëmjet dhe koncertet me një zjarr “Molotov”. Dhe menjëherë mbas dy jave do t’i dhurojë prapë publikut tim edhe projekte shumë të forta, por për këto dy projekte do t’ju informoj këto ditë (javën tjetër). Ndërkohë që fansat i du shumë dhe i përshëndes çdo herë”, përfundoi bisedën për Telegrafin, këngëtari Seven Saraqi.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e klipit, dhe ju prezanton në vazhdim me disa fotografi ekskluzive nga klipi “Molotv”.

Seveni përmes rrjetit social Instagram, i ka prezantuar fansat edhe me trailerin e klipit, i cili siç thotë edhe vet titulli, duket se do të jetë “zjarr i vërtetë”. /Telegrafi/

Seven Saraqi gjatë xhirimeve të klipit të ri “Molotov”. (Foto ekskluzive)

Traileri i klipit “Molotov”

07/26/2017 ora 6 del ? a jeni gati? ?

A post shared by Seven Saraqi (@7saraci) on Jul 25, 2017 at 8:55am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Fotografitë ajrore tregojnë pallatin luksoz prej 14 milionë eurosh që Kylie Jenner është duke ndërtuar në Los Angeles

Fotografitë ajrore tregojnë pallatin luksoz prej 14 milionë eurosh që Kylie Jenner është duke ndërtuar në Los Angeles

Magazina
Rita Ora, një zonjë e vërtetë në episodin e fundit të

Rita Ora, një zonjë e vërtetë në episodin e fundit të "The Masked Singer" ndërsa shkëlqen në të bardha

Magazina
Kalo në kategori