LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Qeveria me 61 vota s’është formulë stabiliteti

Serwer: Qeveria me 61 vota s’është formulë stabiliteti

Një Qeveri me 61 vota, e cila do të kishte përballë një opozitë të fortë në njërën anë dhe në anën tjetër do të varej nga Lista Serbe, nuk tingëllon aspak si formulë stabiliteti. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.

Megjithatë, ai ka thënë se në këtë kontekst duhet të pritet dhe të shihet se çka realisht do të ndodhë.

Duke folur për situatën aktuale politike dhe ngërçin dymujor, Serwer ka thënë se kjo zvarritje do të ketë edhe koston e vet.

Më tej analisti amerikan ka thënë se do të ishte shumë më mirë sikur klasa politike kosovare do të arrinte deri te një konsensus politik për gjetjen e një zgjidhjeje sesa vendi të dërgohej në zgjedhje të reja parlamentare.

Duke folur për mandatarin e dytë, nëse PAN-i nuk arrin që të krijojë Qeverinë, Serwer ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ia mundëson dhënien e mandatarit “Vetëvendosjes” nga ana e presidentit, nëse kjo vërteton se ka mbështetjen e shumicës.

Në fund Serwer ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta heqë atë nga Kushtetuta sa më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori