Edmond Arizaj
Ndoshta nuk u ka rënë në sy. Ndoshta është bërë situatë aq e zakonshme, sa nuk bën më përshtypje. Ndoshta jemi shndërruar. U bënë disa javë që mediat ngazëllehen nga rrëfime të ndonjë të huaji që shkruan në blogje se sa mirë ia ka kaluar në Shqipëri, sa pak paguhej, sa të virgjëra i kishim vendet etj.
Rrëfime të tilla që gjen kudo, edhe kur njerëzit shkojnë në Kongo, Bangladesh a Kirgistan. Do kënaqesha më shumë sikur të shkruanin se çfarë ofrojnë shqiptarët dhe jo natyra, por gjithsesi tani për tani mjaftojnë që ndonjëherë shkruajnë mirë. Nuk do të qëndrojmë tek ata-ato që shkruajnë, për një, dy, apo tre ditë që kanë kaluar në vendin tonë sa për të hedhur një sy; do të doja që të paktën një prej këtyre shkrimeve të niste: “Ishte hera e dytë që kthehesha në Shqipëri…”
Nejse! Nuk më vret qëndrimi dhe sjellja jonë gati-gati e përulur, servile as që diskutohet, ndaj këtyre blogistëve, apo udhëtarëve. Jo, aspak. Më vret surrati ynë i dytë. Nuk e përdor dot fjalën fytyrë. Ajo sjellja jonë karshi shqiptarëve të Kosovës. Një dikush shkruante: “Mos hajdeni se na bëni pis plazhin”! Për kosovarët. Një tjetër i mbante ison diku tjetër: “Këta janë si tufat”! Dikush në një vend tjetër: “Fshatarët e pagdhendur…”, e plot të tjera. Ishin në të njëjtat vende, ku pak më sipër komentohej plot ëmbëlsi, dashuri e pekule një amerikane se kishte shkruar që në Shqipëri haheshin prodhimet e detit shumë lirë. Një kontrast kaq i rëndë në ndyrësinë e tij.
Më kujtohen kosovarët pas luftës, pasi vendi u çlirua. Vinin në radhë të gjata në “nanën Shqipni” për të pushuar. Pa ankesa. A e dini se cila ka qenë fjala më e përdorur në Durrës përgjatë viteve 2000-2005? “I rrasa”. Po, po. Dhe përdorej për kosovarët kur i fusnin familje-familje, nga gjashtë-shtatë persona në ca dhoma ku s’kishte energji, uji me orar, e gati asnjë orendi. E mbani mend situatën energjetike në ato vite? E pra, shqiptarët e Kosovës nuk ankoheshin. Nuk mund ta kuptoj ç’ndjenin këta njerëz që pranonin ato kushte, veç të rrinin e pushonin në Shqipëri?!
Çfarë malli a halli i shtynte? Çfarë dashurie? Ata vazhdonin me stoicizëm, vit pas viti, të vinin në vendin tonë, të derdhnin paratë pa marrë asnjë shërbim dhe të ktheheshin andej nga erdhën, duke marrë me vete edhe të qeshurat tona tallëse. Madje pa harruar të thoshin përherë: “Nana Shqipni!”. Ne nuk i falënderuam kurrë. Ardhja e tyre masive, verë pas vere, pushimet në Shqipëri, atëherë kur vendi ynë sapo kishte dalë nga shkatërrimi financiar, kërkesat minimale të tyre, mbajtën në jetë mini-bizneset familjare në bregdetet shqiptare. Një fije oksigjen edhe për vetë Shqipërinë. Turizëm patriotik u quajt. Do ta quaja heroik…
Sot e kemi kapur veten. Presim amerikanen e radhës që pasi ka vizituar gjithë Mesdheun; vjen e kalon një ditë edhe në një vend që quhet Shqipëri, për ta hedhur si shkrim interesant në blogun e saj, njësoj si herën e parë kur pa luanë në Afrikë. Dhe ne egzaltohemi pa masë. E, nga ana tjetër, shtyjmë me këmbë atë familjen kosovare që ka 15 vjet që vjen në bregdetin tonë, duke harxhuar pa hesap, veç të jetë në dheun e “nanës Shqipni”. Por, sigurisht që një ditë edhe ata do të mërziten prej nesh, teksa lexojnë përditë e përherë këto fjalët tona të idhta e të pavendtta, e shohin këto mediat tona që nuk ua presin hovin të paditurve të tillë, që barazojnë dy lëkurë bananesh të hedhura në rërë, me 200 euro që harxhon në ditë ai kosovari.
Dhe, mos kujtoni se në terren situata është më e lehtë. Është akoma më e rëndë… Më e pakta të kuptojmë më të thjeshtën: amerikanë, evropianë, aziatikë vijnë e ikin, kosovarët janë tanët dhe po ikën ata, turizmin dhe bregdetin nuk e mbajnë dot veç drejtorët e Tiranës dhe skifterët e Laçit. Të mos bëhemi hipokritë. Nuk krahasohemi dot as me Greqinë, as me Kroacinë, as me Malin e Zi. Nëse do ishte kështu, edhe tek ne do vinin miliarderët, por vijnë vetëm aventurierët me çanta shpine. Ndaj mos i ofendoni kosovarët. Mos u tregoni kapadainj me ta. Mirënjohja është falas.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën