LAJMI I FUNDIT:

Sërish iu vazhdohet arresti shtëpiak katër aktivistëve të VV-së

Sërish iu vazhdohet arresti shtëpiak katër aktivistëve të VV-së

Gjyqtari Beqir Kalludra ka vendosur që t’ia vazhdojë arrestin deri më 28 gusht katër aktivistëve të  Vetëvendosjes, Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi.

Kështu njoftoi lëvizja Vetëvendosje.


“Duke ua vazhduar arrestin deri më 28 gusht, bëhet 1 vit mbajtje në arrest nën akuza të montuara politike për aktivistët Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi. Vendimi i gjykatës është kopje e atij të dy muajve më herët. Kjo kopje tregon për dëshirën për t’i mbajtur aktivistët brenda dhe jo për të vendosur drejtësi. Në vendimin e kaluar shkruante se ata mbahen për shkak se në agjendë politike është çështja e demarakacionit dhe se lirimi i tyre mund ta paraqiste rrezik. Njëjtë, edhe në vendimin e sotëm, shkruan ashtu, pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe se kjo çështje nuk është më në agjendë”, njofton Vetëvendosje.

Sipas VV-së, heqja e lirisë për katër aktivistë të rinj, krejt të pafajshëm se për çka akuzohen, tregon për një shtet me drejtësi të shpërfytyruar.

“Ata po mbahen pa fakte. I vetmi fakt në lidhje me mbajtjen e tyre është dëshira e pushtetit nga qeveria e kaluar. Lirimi sa më parë i tyre është shenjë për çlirim të drejtësisë. Deri atëherë, ata janë prova e një shoqërie që funksionin me diktat”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori