0Shares

Tenistja amerikane Serena Williams, të hënën e ardhshme (24 prill) do të marrë kreun e renditjes botërore për femra edhe pse nuk luan asnjë ndeshje prej 3 muajsh.

Aktualisht, ajo ka 85 pikë më pak se Angelique Kerber, por në bazë të pikëzimit të WTA-së ajo të hënën do të rimarrë kreysimin. Kryesim që mund të zgjasë vetëm një javë, pasi Kerber ka shansin të rikthehet sërish numri 1.

Tenistja gjermane, nëse arrin të paktën gjysmëfinalet e turneut të Stuttgartit, që nis më 24 prill, do të rikthehet sërish numri 1.

Pra, një rokadë e dyfishtë në renditjen botërore për femra, çka e bën edhe më interesante garën. Gjithsesi, e sigurt është që Serena do të rikthehet numri 1 dhe për të kjo do të jetë java e saj nr.317 në krye të renditjes botërore. /telesport/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)