LAJMI I FUNDIT:

Serbja, bashkë me fëmiun 5 vjeç, tenton të hyjë me marihuanë në Kosovë

Serbja, bashkë me fëmiun 5 vjeç, tenton të hyjë me marihuanë në Kosovë

Një shtetase e Serbisë është arrestuar në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit në valixhen e saj janë gjetur dhe konfiskuar 1,239.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

E dyshuara me vete kishte edhe fëmiun e saj 5 vjeçar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara bashkë me fëmiun dërgohen në strehimore.