LAJMI I FUNDIT:

“Serbisë do t’i duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës”

“Serbisë do t’i duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës”

Deputetja e Parlamentit të Francës, Danielle Auroi ka thënë se Serbisë do t’i duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën ambicia e saj për t’u pranuar në BE mund të mbetet vetëm dëshirë e saj.

Sipas saj kërkesa për pranim të Kosovës nuk është në letër, por gojarisht ajo është bërë.

“Rrethi Kosovë secilën herë po forcohet rreth Serbisë. Në momentin derisa vazhdojnë bisedimet në kuadrin e dialogut me Prishtinën, arrijnë presione nga shtete të cilat kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Auroi për mediat serbe, duke shtuar se pa pranimin e ndërsjellë, në fund të rrugës evropiane, nga pranimi i Serbisë në BE nuk do të ketë asgjë.


“Mendoj që të gjithë kemi vullnet ta ndihmojmë Serbinë që të përmbush të gjitha kriteret. E vërteta, këto kritere pak janë të komplikuara dhe të numërta, por besojë që Franca, aleat historik i Serbisë, ka rol që këtë proces ta lehtësojë”, ka thënë kryetarja e Këshillit për Punë Evropiane në Parlamentin e Francës, transmeton KP.

E pyetur nga gazetarët serbë nëse praktikisht do të kërkohet nga Serbia që të heq dorë nga një pjesë e territorit të saj, Oroa ka thënë se qëndrime të tilla burojnë nga këndvështrimi i Serbisë. “Sa mua më është e ditur, ky nuk është qëndrim i Kosovës. Franca dhe Gjermania mjaftë gjatë kanë luftuar për një pjesë të tokës e cila quhet Alzas dhe Lorena. Tani përfaqësuesit të Bundestagut dhe komisionit të cilin e kryesojë, shkojnë bashkë në Beograd”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ajo që është me e rëndësishmja është ajo që tani banorët e kësaj toke, në fund kanë dhënë qëndrimin e tyre.

“Mendoj që banorët e Kosovës, gjithashtu kanë dhënë mendimin e tyre. Kjo nuk është kështu, pse e them unë, kusht i shkruar, por nuk do të ketë hyrje as të Serbisë, as të Kosovës në BE deri atëherë kur në tërësi nuk pajtoheni dhe derisa dy vendet nuk e pranojnë në mënyrë të qartë njëra-tjetrën. Më duket se Serbia në këto momente dhe në këtë aspekt është duke ndërmarrë mjaftë hapa”, ka potencuar ajo.

Në vërejtjen që një kërkesë e këtillë nuk është në detyrimet e përcaktuara nga Brukseli për Serbinë, Auroi ka thënë se nuk është e shkruar, por është e thënë gojarisht. “Nuk shoh mundësi se si BE do të mund ta pranojë një shtet i cili nuk ka pranuar një shtet tjetër”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori