0Shares

Ekipi i Serbisë për hartimin planit për implementim të marrëveshjes së Brukselit sot pritet të mbajë mbledhjen e vet të parë. Para mbajtjes së kësaj mbledhje, siç njoftojnë medie të Beogradit, është arritur pajtimi i plotë se Serbia nuk do të pranojë më asnjë kusht ose presion për zbatimin e marrëveshjes.

Qeveria e Serbisë dje kishte marrë vendimin për formimin e ekipit për hartimin Planit për implementim të të Marrëveshjes së Parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Beograd–Prishtinë.

Udhëheqës të ekipit janë këshilltari i kryetarit serb Marko Djuric, sekretari i Qeverisë serbe Velko Odalovic dhe drejtori i drejtori sekretariati republikan për jurisprudencë Dejan Djurgjevic, transmeton “Koha”.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur më 19 prill marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)