LAJMI I FUNDIT:

“Serbia ka njohur shtetin e Kosovës – në fushën e doganave”

“Serbia ka njohur shtetin e Kosovës – në fushën e doganave”

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se marrëveshja për doganat e arritur më 17 janar në Bruksel, mundëson ndalimin e kontrabandës në vendkalimet kufitare në veri, ndërkohë që në aspektin politik Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e doganave. Lidhur me krijimin e fondit për zhvillim, ajo ka thënë se ky fond themelohet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa mjetet e grumbulluara nga doganat derdhen në buxhetin e Kosovës.

Në një konferencë për media të mbajtur ditën e shtunë, Tahiri ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në këto bisedime janë shënuar përparime të theksuara në vendosjen e raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe në heqjen e pengesave dhe ndërhyrjeve ilegale nga ana e Serbisë.

Për më tepër ajo ka shtuar se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Thaçi në këto bisedime ka mbrojtur interesat nacionale dhe të qytetarëve, ka mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e saj, rezolutën e Kuvendit të Kosovës, si dhe parimet evropiane për fqinjësi të mirë dhe stabilitet evropian.


Tahiri ka shtuar se pala serbe ka marr obligime për zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë dhe marrëveshja për doganat.

“Me fjalë tjera kjo marrëveshje mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë sipas kritereve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Tahiri.

E pyetur lidhur me deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Dacic që mjetet e këtij fondi nuk do të derdhen në buxhetin e Kosovës, Tahiri ka mohuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, kjo marrëveshje për doganat, nga zyra e Baroneshës Catherine Ashton është quajtur e përkohshme, por sipas Tahirit të dy vendet po lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pikërisht ky dialog është i konceptuar që shpejt të vendosen marrëdhënie normale mes shteteve.

Zëvendëskryeministrja Tahiri nuk ka dhënë përgjigje se në këtë fond do të përfshihet edhe komunat e Vushtrrisë. Por, sipas saj, fondi për zhvillim është një masë e mirëbesimit, një masë e rritjes së mirëbesimit dhe një masë të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës e dëshmon se është e gatshme të jap shërbime të mira dhe të barabarta për gjithë qytetarët e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori