LAJMI I FUNDIT:

Serbia bashkëpunoi plot zell me nazistët, për zhdukjen e hebrenjve (Foto)

Serbia bashkëpunoi plot zell me nazistët, për zhdukjen e hebrenjve (Foto)
Beograd, prill 1941: Hebrenj jugosllavë regjistrohen nga policia për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës. Marrë nga Arkiva Federale Gjermane

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ku nazistët kishin fituar terren në të gjithë Evropën dhe kishin nisur operacionin e zhdukjes masive të hebrenjve, Beogradi shfaqet me një tjetër “fytyrë”, duke dhënë një kontribut vullnetar lidhur me këtë operacion të nazistëve.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka, ka sjellë një konstatim me vlerë, edhe pse i referohet fakteve tashmë botërisht të njohura, duke na ofruar tri foto të rralla nga Arkiva Federale Gjermane dhe Muzeu i Holokaustit në Izrael, ku sidomos bie në sy ajo nga Beogradi i 76 viteve më pare, ku shfaqen hebrenj jugosllavë që regjistrohen nga policia vendase për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës.


Beograd, prill 1941: Hebrenj jugosllavë regjistrohen nga policia për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës. Marrë nga Arkiva Federale Gjermane

“Vini re se aty mungojnë plotësisht ushtarët gjermanë; Beogradi ishte qyteti i parë në Ballkan e madje në Europë, veç vetë Gjermanisë, ku kjo punë bëhej plot zell nga qeveria dhe policia vendase, ndryshe nga ajo “kolaboracioniste” shqiptare, e cila tashmë është vërtetuar se në asnjë rast nuk dha ndonjë urdhër dhe nuk mbikqyri aktivitete të tilla në territoret që ajo vetë zyrtarisht kontrollonte, as gjatë pushtimit italian, e as gjatë atij gjerman.

Beogradi ishte pikërisht qyteti i parë i cilësuar “Judenfrei” ( i cliruar nga hebrenjte) në kontinent, një rekord ky që stonon 100% me rekordin shqiptar në kahje të kundërt me të, ku hebrenjtë jo vetëm u shpëtuan në masën 100%, por numri i tyre u rrit”, ka shkruar ai.

Fotoja daton vetëm pak ditë pas pushtimit zyrtar e marshimit pa luftë të trupave gjermane në Beograd më 12 prill 1941, cka e bën edhe më intrigues këtë fenomen.

Prej kohësh është vërtetuar me dokumente, se veç individëve e familjeve shqiptare që strehuan e ushqyen hebrenjtë që kishin mundur t’i shpëtonin persekutimit në vendet fqinje, duke i shpëtuar ata në masën rekord 100 për qind, vetë qeveritë “kolaboracioniste” shqiptare ushtruan me forcë në këtë aspekt të drejtën e tyre për neutralitet dhe madje penguan me urdhra konkretë zbatimin e planeve naziste në lidhje me hebrenjtë në territoret ku ata ishin prezent. /Top Channel/

Shqiptari Refik Veseli pozon me njërin nga djemtë e familjes hebreje qe strehonte. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA
Familje hebreje e strehuar ne nje familje shqiptare gjate L2B. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA
Nxënës të shkollës fillore ne Kavajë në vitet 1942-43. Mes tyre gjenden edhe fëmijë të familjeve hebreje jugosllave që kishin ardhur në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjes naziste në kulmin e saj. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori