LAJMI I FUNDIT:

Serbët: Nuk jetojmë në Kosovën e pavarur

Serbët: Nuk jetojmë në Kosovën e pavarur

Rreth 1000 serb po marrin pjesë në tubimin e ashtuquajtur gjithë popullor që ka filluar para pak çastesh në veri të Mitrovicës, kundër marrëveshjes së Brukselit për doganat dhe kufijtë.

Krerët ilegalë të katër komunave veriore kanë porositur Bashkësinë Ndërkombëtare se serbët e këtushme nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë të jetojnë në Kosovën e pavarur.

Policia e Kosovës po e vëzhgon protestën dhe për momentin nuk ka ndonjë incident.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se në këtë protestë po marrin pjesë edhe struktura tjera kriminale serbe, që janë të njohura për krim të organizuar në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/