LAJMI I FUNDIT:

Serbët e veriut me veto në fond

Serbët e veriut me veto në fond

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se institucionet e serbëve në Kosovë mbeten dhe se nuk duhet shkaktuar shqetësime te serbët në Kosovë.

Vulin ka sqaruar se Beogradi në rundin e fundit ia ka dalë të sigurojë që paratë nga doganat të mos shkojnë në buxhetin e Kosovës por në një fond të posaçëm në të cilin, siç njofton Tanjug, do të jetë përfaqësuesi i serbëve të Kosovës dhe i institucioneve të Kosovës e vendimi do të merret me konsensus.

"Paratë do të shkojnë në fondin ndërkombëtar, përkatësisht në fondin që do ta krijojë përfaqësuesi i lartë i BE në Kosovë. Në të do të jetë përfaqësuesi i serbëve nga veriu dhe përfaqësuesi i institucioneve të Kosovës e do të vendoset me konsensus. Pra, serbët kanë të drejtën e vetos dhe këto para do të mund të përdoren ekskluzivisht në hapësirën e Kosovës", ka sqaruar Vulin, transmeton Koha Net.


Ai ka shtuar se zbatimi i marrëveshjes do të kontrollohet nga komisioni trepalësh në të cilin gjendet edhe përfaqësuesi i serbëve të veriut ndaj ai mu aty mund të bindet e të thotë se çfarë është dhe çfarë nuk është shkelje e marrëveshjes.

Vulin ka tërhequr vërejtjen se në ditët e ardhshme do të vazhdojë procesi i implementimit të marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit.

"Mos të shkaktojmë shqetësime te serbët në Kosovë, institucionet mbeten. Asnjë marrëveshje nuk është arritur. Nuk ka kurrfarë marrëveshjesh të reja, asgjë nuk do të ndodhë nesër, jeta do të vazhdojë sikur deri më tash", ka thënë Vulin.

Sipas fjalëve të tij, "ndërmarrjet tona që kanë regjistrimet e tashme, të regjistruara qoftë nga UNMIK-u, qoftë nga Agjencia për regjistra ekonomikë, nuk janë të detyruara të regjistrohen sërish, por do t’i shfrytëzojnë ato regjistrime dhe nuk do të futen në sistemin tatimor".

"Serbia nuk guxon t’i lejojë serbët në Kosovë të mbeten pa kujdes të shtetit të vet, të mbeten pa sistem të vet, që kushdo qoftë t’i shtyjë në sistemin e dikujt që po përpiqet ta bëjë shtetin e Kosovës”, ka thënë Vulin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori