LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Mitrovicës presin jetë më të mirë pas zgjedhjes së presidentit të Serbisë

Serbët e Mitrovicës presin jetë më të mirë pas zgjedhjes së presidentit të Serbisë

Qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar të Serbisë sot janë hapur me kohë në veri të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Rreth orës 08:00, vërehet një interesim më i madh i qytetarëve.

Qytetarët serbë i janë përgjigjur zgjedhjeve serbe me shpresën për një jetë më të mirë. Kështu thotë Dragisha Kostiq.


“Pres zgjedhje ferr dhe qytetarët të dalin në numër sa më të madh.. të fitojë kush është më i miri.. shpresoj në jetë më të mirë sepse gjithmonë zgjedhjet sjellin diçka të mirë”, tha ai.

Ndërkohë, në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në veri të Mitrovicës, ka votuar edhe kryetar i Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

“Dalja në numër të madh e qytetarëve që në orët e hershme të mëngjesit ka qenë e pritur dhe jo vetëm e mitrovicasve, por edhe të e tjerëve gjithandej Kosovës. Shfrytëzoj rastin të ftoj bashkëqytetarët të shfrytëzojnë këtë mot të mirë sot, që me familjarët dhe shokët e tyre të dalin në vendvotime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre. Serbia që sot do ta kuptojë kryetarin e saj, ndërkaq prej nesër do të fillojmë më shpejt dhe më fort në fitore të reja”, tha Rakiq.

Nga gjithsej 90 vendvotime, sa do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht 11 në veri të Mitrovicës, shtatë në Zveçan, shtatë në Zubin Potok dhe pesë vendvotime në Leposaviq.

Mësohet se edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë hapur qendrat e votimit me kohë.

Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është rreth 15.137 persona.

Zgjedhjet mbahen me leje të Qeverisë së Kosovës dhe do të monitorohen nga OSBE-ja. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori