LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Kosovës, pas acarimit të situatës me trenin “rus”: “Ne jemi humbësit më të mëdhenj”

Serbët e Kosovës, pas acarimit të situatës me trenin “rus”: “Ne jemi humbësit më të mëdhenj”

Acarimi i raporteve në mes Beogradit dhe Prishtinës, shkaku i trenit “rus”, sipas mediave serbe, ka shkaktuar tensione shtesë tek serbët e Kosovës. “Ne jemi humbësit më të mëdhenj në këtë situatë”, ka thënë një serb nga veriu i Mitrovicës, raporton televizioni serb “N1”.

Treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, në vend të relacionit Beograd-Mitrovicë, prej nesër do të qarkullojë në linjën Kralevë-Pozhega.


“Edhe pse nuk arriti në Kosovë, serbëve që jetojnë atje treni u ka shkaktuar shumë arsye për shqetësim”, thotë redaktorja e “Kossev” nga Mitrovica.

“Siç thotë një bashkëqytetar i imi, në qoftë se shpërthen kriza, epiqendra do të jetë në veri. Në rast të ndonjë dhune eventuale, caku i parë potencial do të mund të ishin serbët në veri. Sidoqoftë, komuniteti serb në Kosovë është humbësi më i madh në këtë kusuritje”, tha Tatjana Lazareviq, transmeton Telegrafi.

Retorika nxitëse, përdorimi i njësisë speciale dhe paralajmërimi i reaksionit eventual të njësive ushtarake, kanë shkaktuar shqetësim dhe te serbët në pjesën jugore

“Ai që është i çmendur nuk frikësohet nga asgjë, kurse ai që ka pak mend, duhet të frikësohet. Është normale të ketë frikë. Pse do të duhej, ruana Zot, të ketë ndonjë konflikt”, thotë një serb nga Kosova.

Një tjetër thotë se në përgjithësi gjendja është e mirë, por se ka tensione dhe se gjithmonë do të ketë.

Analistët në Serbi thonë se është e domosdoshme që situata të qetësohet dhe të vazhdojë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Urgjentisht duhet të caktohet takimi në nivelet më të larta shtetërore, me takimin ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit dhe të përcillet mesazhi: “Në rregull, Vuçiqi ka vija të kuqe, Thaçi ka vija të kuqe, por ata po bisedojnë”, tha analisti Dushan Janjiq.

Ai thotë se kjo situatë veçmas është shqetësuese, sepse krahas arrestimit të mëhershëm të njërit nga komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinajt, në bazë të flet-arrestit të Serbisë, mund të trimërojë ekstremizmin shqiptar në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori