LAJMI I FUNDIT:

Serbët bojkotojnë prodhimet shqiptare

Serbët bojkotojnë prodhimet shqiptare

Në Luginë të Preshevës shumë shpjet pritet të themelohet Unioni i Bizneseve për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe lehtësim të të bërit biznes në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. Në këtë trevë veprojnë jo më shumë se 300 biznese të vogla dhe mesme, ndonëse përballen me probleme të ndryshme si pasojë e barrierave politike.

Biznesmeni nga Bujanoci, Gafurr Fazliu, thotë në një intervistë për KosovaPress se problemi më madh i bizneseve është çështja e dokumentacioneve dhe komunave të pa zhvilluara të cilat nuk po zgjojnë interesim për investime të huaja.


Ai tha se ka pasur interesim kohëve të fundit një kompani nga Kosova që të hap një linjë të prodhimit në Luginë, mirëpo për shkak të barrierave politike ka stagnuar.

“Sa i përket unionit jemi në formim e sipër të një Unioni të Bizneseve në Bujanoc dhe shumë shpejt kemi me kaluar edhe në Preshevë, Medvegjë për ta bërë një Union të Luginës, i cili do të jetë me përfaqësim edhe në Odën Ekonomike të Serbisë, në Odën Ekonomike të Kosovës dhe në Shqipëri për një bashkëpunim më të sinqertë dhe më të lehtë”, tha Fazliu.

Ai ka thënë se përmes Unionit të Bizneseve do të arrijnë t’i tejkalojnë këto barriera politike, të shkaktuara nga autoritetet e Serbisë.

“U përmenden shumë barriera politike, jemi të vetëdijshëm krejt se ajo është pengesë, por besoj se shumë shpejt përmes bizneseve kanë me u tejkaluar ato. I bëjë ftesë të gjitha bizneseve që kanë mundësi me hapur një biznes, një prodhim në Luginë të vijnë atje me investuar sepse ne jemi pak mbrapa në atë drejtim”, theksoi ai.

Sipas tij, nuk ka klimë të favorshme për të investuar në Luginë, sepse nuk mund të jenë edhe furnizues të mallrave në tërë rajonin e Serbisë, ngase ekziston ende nacionalizmi te serbët dhe i bojkotojnë prodhimet shqiptare.

“Ekziston tek ne nacionalizmi ne mund me dërguar mall në vendet serbe dhe dërgojmë, por ende ekziston pjesa nacionaliste”, theksoi ai.

Fazliu si pronar i një kompanie në Bujanoc ka të punësuar 50 punëtorë