LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj e sheh të vështirë bashkëpunimin LDK-VV

Selmanaj e sheh të vështirë bashkëpunimin LDK-VV

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se nëse do të ndodhte një bashkëpunim me Vetëvendosjen, do të ishte një bashkëpunim jashtëzakonisht i vështirë.

Selmanaj tha se Vetëvendosje nuk është njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të LDK-së.

“Është i mundur një bashkëpunim me VV, por do të ishte shumë i vështirë, edhe në kontekstin programor.  Edhe nëse vijmë në një situatë kur bëjmë lëshime programore, edhe një qeverisje LDK – VV, do të jetë LDK”, tha Selmanaj në Info Magazine në Klan Kosova.

“Qasja artificiale që ata sot po e shfaqin i tërë subjekti politik, nuk është më VV ajo që ka qenë”.

“Ky evoluim nuk është i besueshëm për mua, por eksperiment i rrezikshëm për vendin, duhet ta dëshmojnë për 3-4 vjet që këtë transformim e kanë serioz”.

“Për LDK më mirë me dalë në opozitë. VV të bëhet pjesë e PAN-it, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm”, tha ai.

Ai tha se në Kosovës ekziston vetëm një parti politike dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partitë të tjera në Kosovë, sipas Selmanajt, janë ose në rrugë për t’u bërë parti, ose grupe drejt shkatërrimit.

“Në Kosovë e vetmja parti politike është LDK-ja, të tjerat ose janë në shkapërderdhje ose në rrugë për t’u bërë”, pohoi Selmanaj, tha .

“PDK-ja është grup interesi. Në PDK i bën bashkë njerëzit interesi për t’u pasuruar pa zgjedhur mjete për të realizuar qëllimet”.

“AAK-ja nuk do ekzistonte pa Haradinajn. Një parti politike që krejt potencialin e varë në një njeri s’mund quhet parti politike. Edhe parti krahinore po t’i them po më duket shumë”.

“Ndërsa Vetëvendosje është në rrugë të mirë për t’u bërë parti politike, sepse bashkë i ka bërë ideologjia. Tash mund të diskutohet nëse ideologjia është e duhura”.

I pyetur për rritjen e madhe të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, Selmanaj pohoi se vota për VV-në s’ishte votë për programin e tyre, por erdhi si revoltë ndaj të tjerëve.

“Pjesa më e madhe për Vetëvendosjen ka qenë votë ndëshkuese, ose votë mllefi ndaj të tjerëve. Vota e VV-së nuk është votë e merituar” tha Selmanaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori