LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Ramushin e kam mik, por nuk e votoj për Kryeministër

Selimi: Ramushin e kam mik, por nuk e votoj për Kryeministër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për raportet e tij me familjen Haradinaj, duke treguar gjithashtu nëse do ta votojë për kryeministër Ramush Haradinajn.

Selimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai është zgjedhur deputetë nga votuesit e VV-së dhe kandidat i tij për kryeministër është Albin Kurti dhe se nuk është aksidentalisht në VV, përcjell Telegrafi.

Postimi i plotë i Selimit:

“RIKUJTIM, JO REAGIM

Po degjoj diku-diku, neper disa emisione, komentime jo korrekte sa i perket qendrimin tim ndaj Koalicionit PAN dhe kandidatit te tyre per Kryeminister Z. Haradinaj

Jo ne pak raste po verej tendenca te perçarjes dhe poashtu tendenca qellimkqija te rremimit te miqesise mes meje dhe Familjes se respektuar Haradinaj.

Per “disa kureshtare” po e publikoj nje pjese nga intervista ime e sotme ne “Epoka e Re” qe ka te beje me kete teme. Nese dikush e ka problem kete qemdrim le ta thote dhe le ta analizoje drejte.

Besoj se edhe vete Haradinaj e çmon qendrimin tim parimor, ne kete rast kundershtues, ne lidhje me kete teme.

Me poshte po e publikoj pergjigjen time per kete teme dhene sot gazetes Epoka e Re.

“Epoka e re”:

Ju personalisht keni raporte të mira me familjen Haradinaj, veçanërisht me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak të kaluarës. A do të ndikojnë këto raporte që ju ta votoni z. Haradinaj për kryeministër?

Si

Selimi:

Une kam dhe shpresoj te kem gjithmone raporte te mira miqesore me Familjen Haradinaj. Por nuk do te thote se miqesia te kuptohet si lojalitet politik ndaj njeritjetrit. Ne i kemi ekipet e ndara politike e poashtu edhe aleatet. Z. Haradinaj eshte kryetar i AAK-se dhe i ka zgjedhur me vetedije aleatet e vet politike. Kjo eshte zgjedhja e tyre dhe une e pranoj si fakt.

Por une jam deputet i Levizjes Vetevendosje, i zgjedhur nga votuesit e Levizjes Vetevendosje, kam besimin e tyre dhe do t’ju qendroj besnik votuesve te Levizjes Vetevendosje! Une jam deputet i Levizjes Vetevendosje dhe kandidati im per Kryeminister eshte Albin Kurti. Une nuk jam aksidentalisht ne Levizjen Vetevendosje!

“EPOKA E RE”, 19 Korrik 2017” (sic), ka shkruar Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori