LAJMI I FUNDIT:

Selimi po merr pjesë në takimin e Kartës SHBA-Adriatik

Selimi po merr pjesë në takimin e Kartës SHBA-Adriatik

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, po merr pjesë në takimin e radhës të komisionit për partneritet të Kartës SHBA- Adriatik (A5). Komisioni për partneritet i Kartës, gjatë punimeve ka aprovuar një deklaratë, në të cilën për herë të parë hapen dyert për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë iniciativë shumë të rëndësishme të mbrojtjes dhe politikës së jashtme dhe ku përshëndetet pjesëmarrja e Kosovës në cilësinë e vëzhguesit.

Hapja e punimeve të komisionit është bërë të premten nga zëvendëskryeministrja e parë, njëkohësisht ministre e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic.

Takimi i është dedikuar proceseve integruese Euro-Atlantike të Evropës Juglindore, rolit të diplomacisë publike në procesin e anëtarësimit në NATO si dhe për misionin e ISAF-it në Afganistan.


Në takim, përveç ministres së Jashtme kroate kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Lukšić, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Ilir Melo si dhe përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve në Komision, ka thënë se viti 2012 ka qenë një vit i konfirmimit të prezencës së pakthyeshme të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe në shoqërinë e kombeve euroatlantike.

Selimi ka prezantuar procesin e përfundimit të kapaciteteve të plota të FSK-së, për të filluar fazën e ardhshme të zhvillimit të saj.
Në margjina të takimit, zëvendësministri Selimi po ashtu ka zhvilluar takime me zëvendëskryeministren, njëkohësisht ministre e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic, me ambasadorin e SHBA-ve në Kroaci, Kenneth Merten, përfaqësuesin e MPJ-së së Shqipërisë Ilir Melo dhe përfaqësuesit e tjerë në komision.

Në këtë takim, përveç përfaqësuesit të Republikës së Kosovës, zëvendësministrit Petrit Selimi, ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i MPJ-së së Serbisë, shtet i cili po ashtu nuk është anëtar i Kartës.

Karta SHBA-Adriatik është nënshkruar në maj të vitit 2003, nga ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë si dhe sekretari i shtetit i SHBA-ve në atë kohë, Colin Powell. Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi i janë bashkuar iniciativës në vitin 2008. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori