LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Jemi lodhur nga trajnimet, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete

Selimi: Jemi lodhur nga trajnimet, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete

Koordinatori Nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, ka bërë me dije se në pjesën e dytë të këtij viti do të fillojnë projektet amerikane të MCC-së në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se qytetarët do të jenë në fokus të këtyre projekteve. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka bërë të qartë se nuk do të shpenzohen mjetet vetëm në trajnime dhe asistencë teknike.


“Jemi lodhur me trajnime dhe asistencë teknike, MCC-ja do të investojë në projekte konkrete që do të kenë efekt për shumë qytetarë, sidomos shtresat më të varfra”, është shprehur ai.

Selimi ka treguar se programi i MCC-së është i pavarur nga zhvillimet politike dhe mjetet e përfituara nuk i dedikohen Qeverisë.

Ai ka theksuar se në dy linja programore kanë paraparë edhe fonde mbështetëse me grante për organizata të shoqërisë civile dhe mediet.