LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Gabimin do ta paguaj

Selimi: Gabimin do ta paguaj

E plotësuar - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka theksuar për Telegrafin se ajo që Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e quan si konflikt interesi, në fakt është një gabim i tij teknik, të cilin ai duhet ta paguajë. AKK-ja ka vlerësuar se Selimi është bashkëpronar i kompanive “Surf L.L.C. shpk. dhe “Smart Consulting”, por zv/ministri i Jashtëm ka theksuar se këto dy firma nuk janë funksionale për 2-3 vjet, por problemi qëndron se ka mbetur nënshkrimi i tij si bashkëpronar.

“Firmat nuk janë funksionale, por kam mbetur pa e tërhequr nënshkrimin, sepse ka pasur shumë ortakë që kanë qenë të shpërndarë. Është gabimi im, që duhet ta paguaj”, ka thënë Selimi për Telegrafin.


Në një komunikatë AKK-ja ka njoftuar se më 28.02.2012, zyrtarit të lartë Selimi i është bërë shkresa me parë njoftuese me të cilën Agjencia ka njoftuar atë se ka filluar hetimin lidhur me dyshimin e bazuar për situatën e Konflikt Interesi në Ushtrimin e Funksionit Publik.

“Edhe përkundër afatit të dhënë ligjor nga Agjencia, Zyrtari I Lartë nuk ka ndërmarr asnjë veprim që të parandaloj dhe të shmangë këtë situatë, prandaj me datën 05.09.2012, i është bërë shkresa e dytë që quhet “Njoftim paralajmërues” me të cilën nga Zyrtari I lartë është kërkuar që brenda afatit të dhënë ligjor të ndryshoi këtë gjendje. Pas shkresës sonë të dytë zyrtari I lartë, Selimi, ka kthyer një shkresë zyrtare Agjencisë në të cilën ka premtuar se brenda afatit të shkurtë do të bëjë ndryshimet e nevojshme. Por, më pastaj Selimi nuk është përgjigjur me asnjë veprim konkret të bërë, për të ndryshuar situatën me konflikt interesi, në ushtrimin e funksionit të tij publik”, thuhet në njoftimin e AKK-së. /Telegrafi/

—————————————————-

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi është në konflikt interesi, ka konstatuar Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), prandaj kundër tij mund të inicohet procedurë gjyqësore.

Agjencia e mori këtë vendim pasi që, sipas saj, ekziston konflikti i interesit në rastin e zëvendësministrit Selimi, transmeton Koha.net.

Ky konstatim ka dalë sipas provave zyrtare që janë marrë nga ARBK, që konstatojnë se Petrit Selimi është bashkëpronar në dy biznese, “Surf L.L.C sh.p.k dhe “Smart Consulting” sh.p.k, gjë që paraqet konflikt interesi me funksionin e tij publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori