LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Deputetët me lot krokodili thirrën seancën për UÇK-në

Selimi: Deputetët me lot krokodili thirrën seancën për UÇK-në

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se thirrja e seancës së nesërme e Kuvendit për vlerat e UÇK-së, është absurde pasi është thirrur nga deputetë që vetë kanë votuar për Gjykatën Speciale.

Në emisionin “Republika” të Tribuna Channel ka thënë se ata deputetë që e kanë parë shumë mirë se po votojnë raportin e kryeprokurorit Wiliamson, ku pranohet spastrimi etnik me minoritetet nga UÇK, tash thërrasin seancë për vlerat e UÇK-së.


“Ata deputetë po derdhin lot krokodili, pasi me dorë të vet nënshkruan Gjykatën Speciale”, ka thënë Selimi.

Duke folur për rastin “Drenica II”, Selimi ka thënë se ky është një skenar që është politik dhe jo i drejtësisë.

“Ky skenar nuk është i vetmi, është një skenar që ka për qëllim të dënoj dhe dëmtojë luftën e UÇK-së, tani po kërkohet barazimi i krimeve të Serbisë me popullin Kosovës “ ka thënë ai.

Selimi ka shprehur keqardhjen e tij për sistemin e drejtësisë i cili ka dënuar krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se ka shpresuar që puna nuk do të shkojë deri në këtë pikë kur ish krerët e UÇK-së do mbaheshin dhe dënoheshin për luftën e tyre.

“Janë dënuar njerëz jo me dëshmi por me dëshmitarë të rrejshëm. Vet aktakuza nuk ka të bëjë me sjelljen e drejtësisë në këtë vend por me një atak të radhës për atë qe ata njerëz përfaqësojnë e që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ata janë dënuar jo për atë që janë, por për atë që përfaqësojnë e që është lufta për liri e shqiptarëve”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit, e dhimbshme është që këto dënime kanë të bëjnë me luftën e UCK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori