LAJMI I FUNDIT:

Selami: Respektoj votimin, të bashkohemi për një opozitë të fortë

Selami: Respektoj votimin, të bashkohemi për një opozitë të fortë

Në deklaratën e parë publike pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për kreun e PD, të cilat nxorën fitues Lulzim Bashën, Eduart Selami deklaroi se e pranon rezultatin, duke theksuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së. Sipas tij, Partia Demokratike doli më e fortë nga këto zgjedhje.

“E kam telefonuar zotin Basha dhe e kam uruar për fitoren. U bëj thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohemi dhe t’i japim vendit një opozitë të fortë.


Unë do vazhdoj të jap kontributin tim. PD ka dalë më e fortë nga këto zgjedhje. Jam një demokrat krenar”, u shpreh Selami.

Deklarata e plotë e Eduart Selamit

“Dje ne kishim zgjedhjet. Zgjedhje shumë të rëndësishme në historinë e  Partisë Demokratike të cilat unë mendoj se, pavarësisht nga rezultati, sikurse kam thënë përherë, do të jem dhe jam një hap përpara  në forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike .

Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që u morën me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë.

Gjithsesi kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë  dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren dhe i bëj thirrje të gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s’kanë votuar për mua dhe atyre që kanë bojkotuar, hajde të bashkohemi, ti japim Shqipërisë një opozitë të fortrë për të cilën ka shumë nevojë vendi. Dhe unë do të jap gjithë kontributin tim dhe përpjekjet e mia që, kjo të realizohet.

Pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabararta ky ishte një hap i rëndësishëm përpara dhe sic e dini unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Shqipëria që këto zgjedhje që vijnë, ti bëjmë akoma më të mira dhe kjo do të jetë fryma e bashkëpunimit.  Unë mendoj se PD ka dalë  më e fortë nga kjo garë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD, që Partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Selami.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori