LAJMI I FUNDIT:

Sela: Do ta përkrahim qeverinë e re me vota, por me disa kushte (Video)

Sela: Do ta përkrahim qeverinë e re me vota, por me disa kushte (Video)

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Sa i përket pjesëmarrjes së LR-PDSH-së në qeveri, Sela tha se do ta përkrahin qeverinë e re me vota, por do të kenë disa kushte të cilat, sipas tij, tangojnë shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sela tha se ka pasur takim mes grupeve të punës nga partitë, por theksoi se akoma nuk është biseduar për ndarjen e redoreve.


Ndërsa sa i përket asaj se a do të ulej në një tavolinë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në qeverinë e re, Sela tha se nuk dëshiron të shet moral, por si deputet do të kërkojë që t’u merret imuniteti deputetëve të inkriminuar./Telegrafi/