LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 5 kg marihuanë në Prishtinë

Sekuestrohen 5 kg marihuanë në Prishtinë

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka konfiskuar pesë kilogramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Sekuestrimi i marihuanës është bërë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë, të enjten në ora 20:30.


I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.  /Telegrafi/