Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i sigurimeve, që përfaqëson rreth 3.0 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar, në dhjetor 2016 shënoi rritje vjetore prej 6.1 për qind.
“Një ndër kontribuesit kryesor në rritjen e aseteve të sektorit të sigurimeve ishte rritja e parave të gatshme të mbajtura në bankat komerciale, që ka pjesëmarrjen më të madhe në strukturën e aseteve të kompanive të sigurimit. Sigurimet jo-jetë, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit me 89.9 për qind të gjithsej aseteve, shënuan rritje vjetore prej 5.8 për qind. Ndërsa, sigurimet ‘jetë’, që përbëjnë pjesën e mbetur të aseteve, shënuan rritje vjetore prej 8.3 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Sipas raportit të BQK-së, gjatë vitit 2016, vlera e primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve arritën vlerën prej 83.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 4.4 për qind. “Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë të cilat përfaqësojnë 96.9 për qind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e realizuar e primeve të shkruara nga sigurimi jo-jetë arriti në 80.9 milionë euro në vitin 2016, që tregon për një rritje vjetore prej 4.7 për qind. Ndërsa, vlera e primeve të shkruara nga sigurimi jetë arriti vlerën 2.6 milionë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej 3.7 për qind”, thuhet në raport.
Dëmet e paguara nga sektori i sigurimeve, ku përfshihen dëmet e kompanive të sigurimit dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), shënuan rritje vjetore prej 3.8 për qind (rritje prej 15.1 për qind në vitin 2015).
“Rritja më e vogël e dëmeve të paguara gjatë kësaj periudhe krahas rritjes më të lartë të primeve të shkruara, rezultoi në rënie të lehtë të raportit të gjithsej dëmeve të paguara ndaj primeve të shkruara”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert