LAJMI I FUNDIT:

Seksi me ish-partnerin liron nga stresi…

Seksi me ish-partnerin liron nga stresi…

Edhe pse ekspertët këshillojnë që pas ndarjes duhet të ndërpresim edhe kontaktin me ish-partnerin, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës e thonë të kundërtën.

Në të vërtetë, një hulumtim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin me sukses liron nga stresi i shkaktuar nga ndarja…

Studimi i universitetit u realizua mbi 137 çifte të rriturish të sapodivorcuar, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e vizitës së tyre.


Nga rezultatet e publikuara në “Journal of Social and Clinical Psychology”, 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas divorcit. Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta apo gjithsesi të herë pas hershme dhe nga ata që nuk kishin kurrfarë kontakti.

Të parë në pyetje për gjendjen e tyre mendore, shpirtërore dhe emocionale, pjesëtarët e grupit që mbanin ende marrëdhënie seksuale, dëshmuan se kishin një mesatare më të lartë se dy grupet e tjera.

Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarje. /Telegrafi/