LAJMI I FUNDIT:

Seksi anal, i dëmshëm apo jo? Ja përgjigjja!

Seksi anal, i dëmshëm apo jo? Ja përgjigjja!

Duke qenë se sa herë flitet për seksin anal, njerëzit dëgjojnë lloje të ndryshme informacionesh, herë-herë kontradiktore ose të pavërteta, Cosmopolitan.com ka marrë përsipër të hedhë dritë mbi këtë akt, duke pyetur 5 mjekë për seksin anal dhe për arsyet se përse duhet apo s’duhet bërë.

Ja çfarë thonë ata:


1) Michael Krychman: “Nga ana mjekësore nuk ka asnjë arsye të rëndë për të mos kryer seks anal, ama duhet të jeni sa më të kujdesshëm ndaj infeksioneve të transmetueshme. Gjithashtu duhet të kini parasysh që të mos kryeni seks vaginal menjëherë pas atij anal pa ndryshuar më parë prezervativin.

2) Alyssa Dweck: “Duke e parë nga këndvështrimi mjekësor, seksi anal është i sigurt në momentin që ju tregoheni të kujdesshëm, përdorni prezervativë, merrni lubrifikantë dhe ndihmës të tillë të ngjashëm. Shumë femra që e kanë provuar marrin shumë kënaqësi nga ky lloj seksi jo vetëm për faktin se në atë zonë gjenden shumë nerva ndjeshmërie, por edhe se kështu nuk kanë frikën e të mbeturit shtatzëna.

Por, nga ana tjetër, një arsye e të mos ndjerit kënaqësi për disa femra është frika e të bërit pis gjatë aktit. Një zgjidhje paraprake për këtë mund të jetë larja mirë ose edhe klizma”.

oLVZfTib

3) Jennifer Gunter: “Seksi anal i kënaq shumë femra për arsyen se rreth anusit gjenden shumë fije nervore që dhurojnë një kënaqësi të tillë. Për të bërë një krahasim, është e njëjta arsyeja se pse njerëzit puthen në buzë me njëri-tjetrin dhe nuk puthin bërrylat. Buzët kanë më shumë mbaresa nervore.

Pavarësisht këtyre, duhet pasur kujdes sa herë doni të bëni seks anal, për të shmangur transmetimin e sëmundjeve. Duhet me patjetër përdorimi i prezervativëve”.

4) Karen Elizabeth Boyle: “Një gjë që duhet pasur parasysh për seksin anal është mundësia e transmetimit të HPV-së (Human Papilloma Virus), një infeksion i cili mund të shkaktojë edhe kancerin anal. Janë kryer studime mbi njerëz të cilët kanë kryer seks anal me disa persona dhe u janë formuar disa qeliza kancerogjene! Pra, nëse doni të provoni një gjë të tillë, mos shkoni me shumë partnerë dhe përdorni gjithmonë prezervativ!

Një arsye tjetër për të pasur shumë kujdes është marrja e infeksionit të Escherichia Coli”.

5) Vanessa Cullins: “Lojërat me seksin anal nuk mund t’ju lënë shtatzënë, ama lehtësisht mund të transmetojnë infeksionet”.

Pra, nëse gjatë aktit prezervativi ju çahet, do të bënit mirë të kontaktonin menjëherë mjekun, shkruan Blizz. Në qoftë se këtë lloj seksi po e kryeni vetëm për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar, përsëri do të ishte mirë të bënit një konsultë, në mënyrë që të mësonit se si ta shmangni atë gjatë seksit vaginal”.

Pra, mesa duket, pjesa më e madhe e mjekëve janë të bindur se kryerja në mënyrë të mbrojtur e seksit anal nuk ju dëmton aspak, përkundrazi. Por pavarësisht këtyre mendimeve, është në dorën tuaj të eksperimentoni ose jo…/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Përkujdesuni për macen e rritur

Përkujdesuni për macen e rritur

Kujdesi për kafshët
Kalo në kategori