0Shares

Një fenomen magnetik është e lidhur ngushtë me një zonë pranë Kurskut (530 kilometra në jugperëndim të Moskës). Në këtë vend gjilpëra magnetike e busullës shfaq lëvizje të pazakonta.

Në fakt instrumentet që punojnë me magnet në këtë zonë “çmenden”, duke ngatërruar Jugun me Lindjen dhe Veriun me Perëndimin, transmeton Telegrafi.

Me një fjalë ai person që këtë vend e viziton nuk e di se ku gjendet sikur të ishte në një labirint. Kjo ndodh si rezultat i shtresës së hekurt në ‘pishinën’ minerare e cila konsiderohet si më e madhja në botë.

Brenda saj janë afro 30 miliardë tonë minerale, që i bie të jetë afro 4 për qind e të gjitha rezervave të regjistruara në mbarë botën.

Këtë fenomen të magnetizmit anormal të tokës në këtë qytet e kishin zbuluar gjeografët rusë qysh në vitin 1770, por shpimet e para për nxjerrjen e mineralit të hekurit janë kryer në vitin 1923.

Kjo minierë është mbulon territorin e Kurskut, Belgorodit në jugperëndim të Rusisë dhe zë një sipërfaqe prej 160 mijë kilometra katrorë. Ky territor është më i madh se shumë vende të ndryshme siç janë Greqia, Koreja e Veriut, Bullgaria dhe Kuba. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)