LAJMI I FUNDIT:

Sekreti për krijimin e një lidhje të përsosur…

Sekreti për krijimin e një lidhje të përsosur…

Gjithçka në jetë varet nga logjika. Çdo gjë e ka efektin e vet. Por, çfarë duhet të bëjmë kur dëshirojmë që lidhja jonë t’i arrijë nivelet e perfeksionit?

Shumica e njerëzve, vetëm ulen dhe presin që kjo të ndodh. Por, a duhet ta bëjmë këtë?  Duke marrë parasysh se e keni aftësinë dhe vendosshmërinë, ju mund ta trajtoni vetveten të bëheni më i/e dashur dhe më i/e përsosur në lidhje, transmeton Telegrafi.


Rikujtoni kujtimet më të lumtura

Mund ta mos e dimë këtë, por me çdo muaj që pason ne bëhemi më pak të aftë të kuptojmë dhe të falim – emocione që dukeshin të tepërta në fillimin e lidhjes. Sidoqoftë, për t’i rikthyer të gjitha emocionet e muajve të parë të lidhjes, përpiquni ta rikujtoni se si ka filluar e gjitha.

Rikujtimi i tyre do t’ju ndihmojë ta shihni partnerin në të njëjtën mënyrë që e keni shikuar kur kishit qenë duke rënë në dashuri.

Bëhuni ekspertë të njëri-tjetrit

Çfarë dini në të vërtet për shijet e partnerit tuaj, preferencat dhe hobit? A e dini sigurt se çfarë gjëra i bëjnë ata të lumtur? Mos hezitoni të pyetni!

Gjithashtu, përpiquni t’i mbani mend reagimet e partnerit ndaj ngjarjeve të ndryshme, rrethanave etj. Ju duhet kjo njohuri për t’i bërë ata të lumtur. /Telegrafi/