LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i madh i Titos: Brenda bunkerit të fshehtë në të cilin janë shpenzuar katër miliardë euro! (Foto/Video)

Sekreti i madh i Titos: Brenda bunkerit të fshehtë në të cilin janë shpenzuar katër miliardë euro! (Foto/Video)

Presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, në fillim të viteve të 50-ta kishte urdhëruar ndërtimin e një bunkeri të fshehtë në afërsi të Konjiqit në Bosnje e Hercegovinë, i cili do të strehonte elitën politike në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Objekti ushtarak i njohur me emrin e koduar D-O “ARC”, është ndërtuar në fshehtësi të plotë gjatë 26 viteve nga 1953-1979 në kohën e Luftës së Ftohtë, një vit para vdekjes së Titos, transmeton Telegrafi.


Ai ishte i pajisur me teknologjinë më të avancuar të asaj kohe. Edhe sot kjo mund të shihet përmes telefonave fiks, makinave të shkrimit dhe aparaturave tjera të ngjashme për komunikim nga gjysma e shekullit të kaluar.

Ky bunker shtrihet në një hapësirë prej 6.854 metra katrorë, përbëhet nga tri pjesë dhe gjendet në një thellësi prej 270 metra nën tokë. Në pjesën e parë ekziston rezidenca mbikëqyrëse, vendi për pajisjet teknike dhe sigurimi.

Më pas pason dera e metaltë e gjatë 1 metra e 20 centimetra e trashë dhe tuneli që qon drejt qendër strehimore kundër sulmeve bërthamore, që mund t’i bëjë ballë goditjes së bombës prej 20 kiloton.

Temperatura në këtë bunker është mes 21 dhe 23 gradë Celsius, kurse lagështia e ajrit nga 60 deri në 70 përqind, gjë që paraqet kushte ideale për jetë. E gjithë kjo hapësirë është e ndriçuar me 6 mijë poqa të neonit.

Ndërtimi i këtij bunkeri ka kushtuar katër miliardë euro. Bunkeri kishte rezerva ushqimore mjaftueshëm për t’i mbajtur gjallë 350 persona për më shumë se gjashtë muaj, pa pasur nevojë të dalin në sipërfaqe.

Ekzistenca e bunkerit ka qenë sekret shtetëror për të cilin kanë ditur vetëm njerëzit e besueshëm të Titos, katër gjeneralë dhe dhjetëra ushtarë që ruanin kompleksin deri në ndarjen e Bosnjës nga Jugosllavia në vitin 1992, kur edhe u morën nën kontroll ushtria boshnjake.

Hyrja gjendet pas një dere të garazhit të një shtëpie larg një rrugë malore, ndërsa bunkeri ishte gërmuar nën malin e dendur.

Në bunkerin prej 6.854 metra katrorë, ekzistojnë 100 dhoma të vogla gjumi, zyra, salla konferencash të pajisura me mobile dhe portretin e Titos.

Sot ky bunker shërben si muze dhe hapësirë për promovimin e veprave artistike për artistët nga e mbarë bota. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori