LAJMI I FUNDIT:

Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

A e keni vërejtur si mënyra e rritjes së fëmijëve ka ndryshuar qysh kur kemi qenë vet fëmijë?

Por pavarësisht se cilat janë metodat moderne, çdo prind dëshiron ta mësojë fëmijën të jetë i lumtur dhe të bëhet i/e suksesshëm kur rritet.


Megjithatë, çfarë kanë të përbashkët prindërit e fëmijëve vërtet të lumtur?

Shpenzojnë kohë së bashku

Prindërit modern kanë orare tejet të ngjeshura. Kur ndjehen të lodhur, mënyra më e lehtë për t’i mbajtur fëmijët të zënë është duke e ndezur televizorin. Por ka aktivitete për ju dhe fëmijën tuaj të cilat janë po aq interesante.

Fëmijët gjithmonë do të harrojnë atë çfarë u keni blerë, por asnjëherë nuk do të harrojnë se si keni shpenzuar kohë së bashku. P.sh., edhe shkencëtarët e kanë dëshmuar se një lidhje e ngrohtë e fëmijës me babanë ndikon në aftësinë e fëmijës për të ndërtuar lidhje intime dhe të lumtura kur të rritet, transmeton Telegrafi.

Hanë së bashku, si familje

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se shujtat e rregullta familjare janë të lidhura direkt me përqindje më të vogla të depresionit dhe mendimeve për vetëvrasjeve mes tinejxherëve.

Fëmijët të cilët vazhdimisht hanë bashkë me familjen kanë këndvështrim më të mirë për jetën krahas miqve të tyre të cilët nuk hanë darka me familjarët! Ngrënia e ushqimit së bashku është mënyrë e mirë për t’u afruar me fëmijën, dhe mos harroni ta ndalni televizorin!

I mësojnë fëmijët si të kujdesen për tjerët

Është e rëndësishme t’i mësoni fëmijët të kujdesen për tjerët dhe të jenë mirënjohës ndaj atyre të cilët kontribuojnë në jetët e tyre.

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët janë të mësuar të jenë mirënjohës janë më të prirë të jenë më të mëshirshëm, t’i falin më shpejt gabimet, etj. Veç kësaj, ata ndjehen më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Fëmijët e lumtur kanë prindër që i bëjnë këto gjëra
Lexo po ashtu Fëmijët e lumtur kanë prindër që i bëjnë këto gjëra

/Telegrafi/