LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Irak: Nuk jemi këtu për naftën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Irak: Nuk jemi këtu për naftën

James Mattis ka arritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar – vizita e tij e parë në Irak që prej marrjes së detyrës.

ISIS-i dhe mposhtja e tij raportohet se do të zënë vend në bisedimet e tij me autoritetet vendore, ndërsa forcat irakiane nisën një ditë më parë një operacion të madh ushtarak për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes e ka distancuar veten nga komentet e mëhershme të presidentit Trump mbi naftën irakiane.

“Nuk jemi në Irak për të marrë naftën e askujt”, u tha ai gazetarëve që po e shoqëronin në udhëtimin për në Bagdad, përcjell tesheshi.com.

Mattis deklaroi kështu teksa u pyet nëse pjesë e agjendës së tij në Irak ishte dhe marrja e naftës së këtij vendi.

Donald Trump do t’u thoshte zyrtarëve të CIA-s në janar, “Ne duhej ta kishim mbajtur naftën. Por në rregull, mbase kemi një mundësi tjetër”.