LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Ramush Haradinaj po i ikën ballafaqimit me Albin Kurtin, për atë e anuloi pjesëmarrjen në debat

Sejdiu: Ramush Haradinaj po i ikën ballafaqimit me Albin Kurtin, për atë e anuloi pjesëmarrjen në debat

Kandidati për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka folur për anulimin e ballafaqimit të kandidatëve për kryeministër vendi, i paraparë të mbahej të premten në Klan Kosova.

Sejdiu në një konferencë për media ka thënë se Ramush Haradinaj ka anluar pjesëmarrjen në këtë debat për shkak se nuk ka mundur t’i bëjë ballë ballafaqimit me kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin.

“Është e qartë koalicioni i natës PDK-AAK-NISMA ka qenë në fakt frika nga humbja që do të shkaktohet në zgjedhjet e qershorit nga Vetëvendosje. Kjo frikë po shpërfaqet dita ditës edhe me shumë pasi që z.Haradinaj është tërhequr nga debati i tre kandidatëve për kryeministër”, ka thënë Sejdiu, shkruan Telegrafi.

Sejdiu ka theksuar se PDK së bashku me Kadri Veselin po dëshirojnë ta ngushtojnë hapësirën në të cilën shpërfaqet superioriteti i VV-së për te ecur përpara.

“Brenda dy ditësh i ndërruan fjalët. Një vendim i KPM-së që i adresohet medieve e jo politikanë u shfrytëzua si alibi nga Haradinaj përkatësisht nga Veseli i cili e udhëzoi Haradinajn që të tërhiqet nga debati me Albin Kurtin”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se po kërkojnë që në debat të jenë tre përfaqësues të PDK-së e një i Vetëvendosjes.

“Po duan t’i rrisin numrat e tyre në mënyrë që të zvogëlojnë paditurin e tyre”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se ky është moment vendimtar për Republikën e Kosovës, duke shtuar se qytetarët duhet të shohin në debat ata persona që po pretendojnë që të udhëheqin vendin.

“Koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk ka as program, as vullnet që të shpalos dika para qytetarëve, ata thjesht duan të kamuflojnë debatet të ikin nga to”, u shpreh Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori