LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu i përgjigjet Haradinajt: AKR nuk ka ndryshuar qëndrim, veprojmë në kuadër të LAA

Sejdiu i përgjigjet Haradinajt: AKR nuk ka ndryshuar qëndrim, veprojmë në kuadër të LAA

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti, Korab Sejdiu, ka mohuar se partia e tij i ka dhënë mbështetje koalicionit PAN për formimin e qeverisë.

Ai këto komente i ka bërë duke reaguar ndaj deklaratës që bëri sot i nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, i cili tha se qeverinë kanë mundur të formojë më herët, por se e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së, për të krijuar një qeverisje më bazë më të gjerë.


Sejdiu ka thënë se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e AKR-së, për të ndryshuar nga qëndrimi fillestar që me qenë pjesë e koalicionit LAA.

Ai i ka bërë me dije Haradinajt se për AKR-në vendosin anëtarët e saj, e jo Haradinaj e askush tjetër.

“Për AKR-në merr vendime AKR, e jo z. Haradinaj apo dikush tjetër. Nuk ka asnjë vendim që është marr në strukturat  e AKR-së për të ndryshuar qëndrimin tonë fillestar, që me qenë dhe më veprua në kuadër të koalicionit LAA”, është shprehur Sejdiu për lajmi.net.

Ramush Haradinaj i nominuar për kryeministër është shprehur se ata kanë mundur ta formojnë Qeverinë edhe më herët, por që e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së.

“Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por është krijuar një situatë e re më gjithëpërfshirëse te pozicioni i AKR-së dhe i kemi dhënë kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ditë më parë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli u kishte dhënë një ultimatum prej 10 ditësh Vetëvendosjes e LDK-së, që të dëshmojnë që kanë numrat për ta formuar Qeverinë, dhe nëse ata nuk arrin ta bëjnë këtë, ai kishte kërcënuar me ndryshim pozicionimi sa i përket formimit të institucioneve.

Por, edhe nëse ndodh që AKR ta mbështesë PAN-in, deputeti Sejdiu ka përsëritur qëndrimin e ti, se ai nuk do jap votën për koalicionin  PDK-AAK-Nisma.

“Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë, që në strukturën aktuale të PAN-it, vota ime nuk mundët më shku në atë drejtim”, ka deklaruar ai.

Sejdiu i cili më profesion është jurist ka bërë thirrje që koalicionit PAN t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, pasi ata deri më tani kanë refuzuar ta paraqesin kandidatin e tyre.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar më 24 gusht. Koalicioni PAN ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë ku edhe do ta paraqesin kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori