LAJMI I FUNDIT:

Seat prezanton modelin Arona (Foto)

Seat prezanton modelin Arona (Foto)

Prodhuesi spanjoll ka publikuar të dhënat teknike dhe fotografitë e modelit të dytë në gamën e vet.

Seat Arona posedon platformë mekanike MQB A0,  sikurse edhe Ibiza më e re.  Modeli, i cili është më i vogël se sa Seat Ateca, ndan detaje të jashtme stilistike me vëllain e vjetër, por edhe me Ibiza.


Aty janë elementet e njohura të dizajnit Seat, si dritat LED dhe maskën e ftohësit.

Arona mund të porositet me sistem për detektimin e automjeteve tjera në këndin e vdekur, teknologjinë e paralajmërimit ndaj automobilave, të cilët ndodhen afër me rastin e parkimit, transmeton KosovaPress.

Në dispozicion në fillim do të jenë tre motorë benzinë dhe dy agregate me dizel. Modeli bazik ka 95 kuaj fuqi, ndërsa në ofertë do të jetë edhe versioni më i fuqishëm prej 115 kuaj fuqi.

Ata që dëshirojnë më shumë kuaj fuqi, Seat do të ofrojë Arona FR me motor 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi.

Premiera zyrtare e Seat Arona do ta ketë në shtator, në sallonin e veturave në Frankfurt, ndërsa data e shitjes dhe çmimet tash për tash nuk janë bërë të ditura.