LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca në shenjë solidarizimi me Haradinajn

Shtyhet seanca në shenjë solidarizimi me Haradinajn

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në shenjë proteste dhe solidarizimi për shtyrjen e vendimit të gjykatës së Francës, ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Propozimi për ndërprerjen e seancës erdhi nga shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.


Gjykata e Kolmarit në Francë vendosi që vendimi final për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj të merret më 2 mars.

Kjo pas seancës disa orëshe në të cilën është prezantuar kërkesa e Serbisë për ekstradim dhe argumentet e mbrojtjes së Haradinajt.

Haradinaj është arrestuar me katër janar në aeroportin e Bazelit nga autoritet franceze, pasi Serbia si anëtare e Interpolit kishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar për Ramush Haradinajn në vitin 2004.