LAJMI I FUNDIT:

Seanca kundër aktivistëve të VV-së, akuzohen për terrorizëm

Seanca kundër aktivistëve të VV-së, akuzohen për terrorizëm

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar seanca fillestare kundër zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale: Kryerja e veprës penale terroriste të Kodit Penal të Kosovës.


Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi, ka shkruar se ky është gjykim haptazi politik dhe të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të VV-së.

“Kështu ka ndodhur edhe me rastin e akuzimit dhe gjykimit të aktivistit të Lëvizjes VV, Trim Gashit, kinse për sulm ndaj eskortës së Kryeministrit, ai është liruar i pafajshëm nga e njëjta Gjykata Themelore në Prishtinë, që e ka mbajtur në paraburgim për gjashtë muaj. Nëse kemi Gjykatë të pavarur, të drejtë dhe që punon në bazë të ligjit, të gjithë aktivistët, duhet të lirohen të pafajshëm, por kush do të përgjigjet për vrasjen e Astrit Deharit, i cili u paraburgos për 78 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për këtë rast të inskenuar politik”, ka shkruar ai në Facebook.

Seanca gjyqësore fillon në ora 13:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori