0Shares

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, ka thënë se ai mund të largohet nga Bayerni i Munichut kur të skadojë kontrata e tij me bavarezët.

Mesfushori titanik i Bayernit është produkt i akademisë së gjigantit gjerman, ndërsa deri tani ai nuk ka preferuar të ndërrojë klub, megjithëse nuk e ka garantuar të ardhmen e tij në klub.

“Kontrata ime me Bayernin skadon në qershor të vitit 2016. Unë e kam nënshkruar atë për ta përmbushur. Unë mund të imagjinoj të gjitha gjërat e mundshme pas asaj. Ju nuk mund të përjashtoni asgjë në futboll”, ka thënë mesfushori.

28 vjeçari është lidhur në të kaluarën me klube si Manchester United, Inter dhe Real Madrid, megjithëse nuk ka shfaqur interesim për të ndërruar fanellë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)