LAJMI I FUNDIT:

Schumacher humb edhe dy sponsorë, familja në krizë financiare

Schumacher humb edhe dy sponsorë, familja në krizë financiare

Legjendën e Formula 1 dhe Ferrarit, Michael Schumacherin po e braktisin ish shokët dhe kompanitë e dikurshme të cilave ua sillte miliona euro përfitime.

Së fundi, Schumacherin e kanë lënë edhe dy kompani të tjera me të cilët kishte kontratë sponzorizimi.


Sipas gazetës Maquina do Esporte, kompanitë e fundit që i ka thënë ‘JO’ bashkëpunimit me legjendën e kokëkuqes italiane janë Audemars Piguet dhe Hormann, përcjell Telegrafi.

Tre vjet nga aksidenti, e ardhmja e Schumacherit një mister
Lexo po ashtu Tre vjet nga aksidenti, e ardhmja e Schumacherit një mister

Ndërsa, kompania e vetme qe po e mbështet ende gjermanin edhe pas gjendjes së rënduar shëndetësore është “Deutsche Vermongensberatung”, e cila gjithashtu po e përkrah financiarisht edhe djalin e tij në karrierën që ai po e bën në garat e shpejtësisë.

Pas kësaj, raportohet se familja Schumacher ka filluar të futet në krizë financiare dhe e gjitha kjo vjen pas shpenzimeve të mëdha që kanë pasur dhe po kanë në fazën e shërimit. /Telegrafi/