LAJMI I FUNDIT:

‘Sasa’ tregon anën humane, viziton fëmijët me nevoja të veçanta (Foto)

‘Sasa’ tregon anën humane, viziton fëmijët me nevoja të veçanta (Foto)

Adriana Matoshi është bërë e njohur për publikun kosovar me rolin e ‘Sasas’ në serialin ‘O sa mirë’.

Por, përveç angazhimeve në këtë projekt televiziv, ajo ka shfaqur edhe anën e saj humane.


Aktorja ishte prezente në qendrën e kujdesit ditore për fëmijët me nevoja të veçanta, ‘Pema’ në Ferizaj, ku me prezencën e saj i gëzoi fëmijët e kësaj qendre, transmeton Telegrafi.

Ajo me këtë rast tha se “edhe pse hapësira është e vogël ,kujdesi për ta nuk mungonte nga stafi në atë qendër”.

Ndryshe, Matoshin do ta shohim nesër në episodin e ri të serialit ‘O sa mirë’. /Telegrafi/