LAJMI I FUNDIT:

Sandviç të ndryshëm për piknik

Sandviç të ndryshëm për piknik

Tani që koha është ngrohur zyrtarisht, fundjavat nuk kalohen më në shtëpi. Përgatitni sandviçët për t’i marrë me vete.

Për 10-12 sandviçë:


▪ 240 g djathë
▪ 75g majonezë
▪ 1 kastravec i freskët, i qëruar dhe i ndarë në feta shumë të holla
▪ 1/4 lugë kafeje kripë të përzier me hudhër të thatë pluhur
▪ 1/2 lugë kafeje piper të bardhë pluhur
▪ 1 lugë gjethe kopër të freskët të grirë
▪ 24 feta të holla bukë të bardhë
▪ 12 degë kopër

Përgatitja:

Rrahim me rrahësin elektrik të vezëve djathin me majonezën, deri sa të bëhen të buta si krem.

Shtojmë kripën e përzier me hudhër pluhur, piper të bardhë dhe kopër.

Lyejmë 12 feta bukë me kremin, i zbukurojmë me një degë kopër, feta kastraveci dhe i mbulojmë sipër me fetat e bukës që nuk kemi lyer.

I heqim koren anësore, i ndajmë në diagonal dhe i shërbejmë menjëherë.

Nga Living,
Fotografia: Armand Habazaj