LAJMI I FUNDIT:

Sanchez: Nuk ka qenë vit i mirë për Realin

Sanchez: Nuk ka qenë vit i mirë për Realin

Ish-portieri i Real Madridit, Cesar Sanchez, i ka dalë në krahë portierit Iker Casillas dhe gjithashtu ka thënë se nuk ka qenë një vit i mirë për klubin.

“Problemi është shumë i komplikuar me Ikerin. Në fund të ditës, këto janë gjëra shumë delikat që ndoshta do të duhej të ishin trajtuar në një mënyrë më profesionale, për shumë arsye”.

“Në situata të këtilla nuk ka përfitimi për imazhin e klubit. Mirëkuptimi në klub mes lojtarëve dhe trajnerit ka qenë shumë i vështirë, nuk ka qenë një vit i mirë për Madridin. Gjërat duhet të rregullohen vitin e ardhshëm”, deklaroi Sanchez. /Telegrafi/