LAJMI I FUNDIT:

San Antonio-Houston dhe Toronto-Cleveland çiftet çerekfinale të NBA-s (Video)

San Antonio-Houston dhe Toronto-Cleveland çiftet çerekfinale të NBA-s (Video)

Çiftet çerekfinaliste të këtij sezoni në ligën më të fortë të basketbollit në botë janë San Antonio-Houston dhe Toronto-Cleveland. 

Spursat kanë shënuar fitore mbrëmë kundër Memphis Grizzlies me rezultat 103-96 ndërsa Raptorsat triumfuan kundër Milwaukee Bucks me rezultat 92:89.


Kawhi Leonard ishte më efektivi te Spursat me 29 pikë dhe nëntë kërcime. Tony Parker ka shkëlqyer duke regjistruar 27 pikë dhe katër asistime për 31 minuta sa qëndroj në parket ndërsa Aldridge regjistroi ‘double-double’ në saje të 17 pikëve dhe 12 kërcimeve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Mike Conley me 26 pikë dhe pesë asistime ishte më i miri te Memphisi. Marc Gasol shtoi 18 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Zach Randolph, megjithëse regjistroi ‘double-double’ fal 13 pikëve dhe 11 kërcimeve, nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar eliminimin prej fazës së ‘Play-Off’ të NBA-së.

Në takimin tjetër Milwaukee nuk u dorëzua deri në çastin e fundit ani pse Raptorsat ishin në disavantazh prej 25 pikëve në çerekun e tretë, kryesisht për shkak paraqitjes së shkëlqyeshme të Gianis Antetokoumpu, i cili realizoi 34 pikë dhe nëntë kërcime

Por, basketbollisti më efikas në ndeshje te Raptors ishte DeMar DeRozan, i cili përfundoi ndeshjen me 32 pikë dhe katër kërcime dhe pesë topa të vjedhur.

Vlen të theksohet se tetë basketbollistë të tjerë të Torontos nuk arritën të realizojnë pikë dyshifrore përveç edhe Kyle Lowryt, i cili shënoi 13 sosh.

Theksojmë se takimet e para të këtyre çifteve do të zhvillohen të shtunën mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori