LAJMI I FUNDIT:

Samsung thyen rekorde të shitjeve me Galaxy S8

Samsung thyen rekorde të shitjeve me Galaxy S8

Para-porositë për dyshen Galaxy S8 kanë arritur në mbi 550,000 njësi në vetëm dy ditë, raportojnë mediat lokale atje.

Ky volum kërkesash është 2.75 herë më i lartë se për Galaxy Note 7 dhe 5.5 herë më i lartë se për Galaxy S7 që ka marrë për dy ditë.


Galaxy S8 Plus me 128 GB është modeli më i kërkuar. Ky version është i pari në Kore që sjell edhe RAM memorien prej 6GB.

Mungesa e gjatë e një pajisje pas debaklit të Note 7 dhe marketingu agresiv i kompanisë kanë kontribuar në këtë kërkesë të lartë, bënë të ditur raporti.

Samsung ka filluar para-porositë të premten në Korenë jugore, Kanadë dhe SHBA.

Konsumatorët që bëjnë para-porosi mund të fillojnë të përdorin produktet e reja pas 17 prillit, para fillimit të shitjeve zyrtare më 21 prill.

Analistët në Kore kanë parashikuar se telefonat e rinjë do t’i ndihmojnë Samsung të arrij profite rekord në tremujorin e dytë të vitit.