LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të zbulojë arsyet e eksplodimit të Note 7!

Samsung do të zbulojë arsyet e eksplodimit të Note 7!

Ju kujtohet Samsung Galaxy Note 7? Pajisja është lansuar disa muaj më parë dhe shumë shpejt arriti majat e shitjeve duke u shitur në 4.3 milionë njësi. Më pas, kjo pajisje filloi të eksplodojë, në kuptimin konkret të fjalës.

Kështu që natyralisht shtrohet pytja – pse pati tendencë të merr flakë Note 7?

Së pari, Samsung deklaroi se problemi qëndronte në furnizuesin e baterisë të cilin e kishte kontraktuar për furnizimin me bateri në këtë telefon.

Më pas, kompania bëri një zëvendësim të produkteve duke sjellur njësi të reja që përdornin bateri prej burimeve tjera.

Mirëpo, kjo nuk funksionoi, pasi që edhe pajisjet e reja morrën flakë nëpër vende të ndryshme të botës. Kështu, Note 7 u ndalua së prodhuari.

Që nga ajo kohë, Samsung ka punuar në një hulumtim për të gjetur shkaktarin kryesor të ndezjes në flakë të Note 7.

Sipas një raporti të ri thuhet se zbulimet e këtij hulumtimi do të bëhen publike para fundit të këtij viti. Në këtë mënyrë, kemi rreth një muaj për të kuptuar shkakun definitiv të dështimit të Galaxy Note 7.

Ky rezultat pritet të mbuloj denjësisht storien e Note 7 para lansimit të Galaxy S8 që pritet të zbulohet në konferencën teknologjike MWC që do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm.