LAJMI I FUNDIT:

Samsung sjell televizorin me diagonale 10.3 metra

Samsung sjell televizorin me diagonale 10.3 metra

Kompania jugkoreane Samsung ka sjellë së fundi televizionin e ri 406 inç Cinema me ekran LED.

Pajisja e re ka diagonalen e ekranit prej 10,3 metrash dhe nuk është e dedikuar për përdorim shtëpiak, por për salla të kinemave, ku pritet të zëvendësojë projeksionet klasike.


Ekrani vjen me rezolucion 4K (4,096 x 2,160 piksel), kualitet HDR dhe ka ndriçim deri 146 fL, që sipas Samsungut, është dhjetë herë më shumë se sa projeksionet standarde të teknologjisë, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, televizioni ka ngjyrën e zezë të thellë të fotografisë, ngjyrën e bardhë precize dhe ngjyra të shkëlqyeshme.

Ndriçimi shtesë mund të jetë i dobishëm për riprodhimin e filmave 3D, të cilët shpesh duken të mjegulluar në  kinema për shkak të syzave të polarizuara.

Si pjesë shtesë e kualitetit të fotografisë, Samsung ka bashkëpunuar me njësinë JBL të Harman në teknologjinë e zërit, e cila përbëhet nga mikrofonat e vendosur përreth ekranit, teknologjisë për procesimin e zërit dhe “Sculpted Surround”, i cili mundëson riprodhimin dramatik të zërit.

Ekrani është prezantuar në kinemanë Lotte në Korenë Jugore dhe thuhet se paraqet ekranin e parë komercial LED për kinema.

Samsung thekson se televizori mund të jetë shumë i qëlluar edhe për ngjarje të korporatave, konferenca, përcjelljen e sportit dhe lojëra, derisa shikimi i filmave do të ofrojë një përvojë krejtësisht të re.

Tash për tash nuk dihet çmimi i televizorit./Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori