LAJMI I FUNDIT:

Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S9

Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S9

Ndonëse Samsung është e zënë me shitjen e telefonit Galaxy S8, kompania nuk është duke qëndruar duarkryq.

Raportet më të reja flasin se kompania jugkoreane tashmë ka nisur punën për telefonin Galaxy S9, për të cilin tash dihet se bart emrin kodues Star, transmeton KosovaPress.

Nuk është e papritur se Samsung tashmë ka nisur punën në telefonin  Galaxy S9, pasi për telefonin flagship nevojitet shumë kohë.

Në raport po ashtu thuhet se Samsung ka nisur punën e modelit më të madh të telefonit Galaxy S9, i cili bart emrin kodues Star 2.

Tash për tash nuk ka detaje tjera për telefonin e ardhshëm.