LAJMI I FUNDIT:

Samsung i merr vesh arsyet e ndezjes në flakë të Note 7

Samsung i merr vesh arsyet e ndezjes në flakë të Note 7

Samsung më në fund ka prezantuar rezultatin e hulumtimit mbi problemin e Note 7, duke zbuluar kështu dy arsyet të cilat kanë shkaktuar disa njësi të këtij produkti të nxehen tejmase dhe të marrin flakë.

Edhepse problemi ishte drejtësisht i lidhur me baterinë, kompania koreane ka njoftuar se njësitë origjinale të Galaxy Note 7 dhe ato të zëvendësuara më pas, kanë pasur defekte të ndryshme në bateri.


Në rastin e njësive origjinale, gjiganti teknologjik ka deklaruar se dizajni i baterisë ishte shkaktari i problemit. Specifikisht, problemi është shfaqur në këndin e djathtë të anës së sipërme të baterisë, duke bërë që elektrodat të mos funksionojnë në mënyrë të rregullt.

Ndërsa, në rastin e njësive të zëvendësuara, të cilat kishin bateri të një ofertuesi tjetës, Samsung ka njoftuar se problemi nuk kishte të bëjë me dizajnin mirëpo ishte i lidhur me një defekt në prodhimin e baterive. Ky defekt rezultoi pasi që prodhuesi i baterive ishte në nguti për të prodhuar sasitë e kërkuara në një kohë të shkurtër.

Samsung ka njoftuar se hulumtimi i problemit ka përfshirë 700 anëtar të stafit. Një total prej 200,000 telefonave dhe 30,000 baterive shtesë kanë qenë pjesë e procesit të hulumtimit. Për më shumë, Samsung shtoi se dizajni i telefonit nuk ka qenë shkaktar i problemit.

Kompania deklaroi se rezultatet janë rishikuar nga tri kompani testuese si UL, Exponent dhe TUV Rheinland.